Hoxhaj bisedon me Cherie Blair: Çiftet Blair dhe Clinton, ishin përcaktuese për shtetndërtimin e Kosovës

Aktuale

Hoxhaj bisedon me Cherie Blair: Çiftet Blair dhe Clinton, ishin përcaktuese për shtetndërtimin e Kosovës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Enver Hoxhaj

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Cherie Blair.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Tony dhe Cherie Blair në Angli, si dhe Bill dhe Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit.

Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara.”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi:

Tony & Cherie Blair në Angli dhe Bill & Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit.

Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat