Kujtim Shala: Flamuri i Rugovës digjej shesheve e rrugëve

Aktuale

Kujtim Shala: Flamuri i Rugovës digjej shesheve e rrugëve

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:00
Kujtim Shala

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka komentuar çështjen e përdorimit të flamurit të Ibrahim Rugovës në fushatën zgjedhore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shala ka thënë se ky flamur është djegur shesheve e rrugëve në periudhën e pasluftës, ndërsa sot po përdoret për fushatë.

“Le ta marrin të gjithë, shumë mirë bëjnë. Uroj që të identifikohen, ta kenë identifikim të vërtetë. E mbaj mend, besoj edhe ju, që pas luftës atë flamur e digjnin, shesheve, rrugëve, institucioneve.

Sa për LDK, LDK-ja rugoviane është LDK qëndrestare, dhe qëndrestar janë ata që rrinë aty. Kjo është LDK-ja  e Ibrahim Rugovës, nëse largohesh s’mund të jesh”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat