Kujtim Shala për Vjosa Osmanin - ja si e trajtojmë

Aktuale

Kujtim Shala për Vjosa Osmanin - ja si e trajtojmë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Kujtim Shala

Nënkryetari i LDK’së, Kujtim Shala, në emisionin Pressing, ka thënë për Vjosa Osmanin që ish-partia e saj do ta trajtojë si kundërshtare.

Kjo për shkak se Osmani u largua nga LDK’ja dhe aderoi në listën e VV’së për deputete

“Osmani është kundërshtare politike, është e tillë dhe ashtu e trajtojmë”, është shprehur Shala.

“Ajo ka arsyet e veta dhe duhet t’i thotë vetë, nuk më takon mua”.

Tutje, ai tha se nuk i jep të drejtë Osmanit as tash, e as më parë.

“Në rrafshin politik nuk i kam dhënë të drejtë as atëherë as tani. Nuk mund të thuash ‘unë nuk arrita t’i bindi të gjithë, tash do të punojë kundër të gjithëve’. Ose duhet të rrish dhe të pranosh parimet, ose të largohesh”, ka thënë Shala.

“Në kohën e Dacit, partia është ndarë përgjysmë, në këtë rast është larguar vetëm Osmani”, shtoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat