Hoti: Vetëvendosje do të zhduket plotësisht si parti

Aktuale

Hoti: Vetëvendosje do të zhduket plotësisht si parti

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ka parashikuar zhdukjen e saj nga skena politike.

“Ka pasë edhe episode të caktuara, eksperimente të një partie që pas një sezone është zhdukur. Ka pasë në Greqi, Austri, dhe në vende tjera…”, është shprehur Hoti.

“Lëvizja Vetëvendosje do të zhduket plotësisht, sepse nuk ka bazament. LDK ka momente të mira dhe jo shumë të mira, por standard ka qëndruar dhe nuk i ka ndryshuar vlerat” .

“Kurrë nuk kemi ndryshuar në parimet tona si parti. Nuk jemi parti sezonale”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat