VV-ja teston postën, ja kur duhet të niset fletevotimi më së largu nga SHBA dhe Evropa

Aktuale

VV-ja teston postën, ja kur duhet të niset fletevotimi më së largu nga SHBA dhe Evropa

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

 

Aktivisti i LV-së, Getoar Mjeku, tha kandidati i tyre Edmond Sh Pruthi, i cili përfaqëson qendrën e Lëvizjes në ShBA, po porosit mërgimtarët të votojnë sa ma shpejt.

Sipas tij fletëvotimi me zarf nga Evropa duhet të niset deri pasnesër, më 4 shkurt, kurse nga Amerika deri nesër, më 3 shkurt. Zarfi që niset ma vonë ka gjasa mos me mbërri me kohë për me u njehë vota.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë testu postën nga vende të ndryshme pikërisht për me lehtësu votimin e mërgimtarëve.

Edmondi, i lindur në Mitrovicë, i rritur në Prishtinë dhe i mërguar prej dy dekadash në Amerikë, është kandidati me numrin 87 në listën tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat