Pacolli thotë se nuk do bashkëpunojë me Vetëvendosjen: I kanë mbyllur të gjitha dyert me mua

Aktuale

Pacolli thotë se nuk do bashkëpunojë me Vetëvendosjen: I kanë mbyllur të gjitha dyert me mua

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:21
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se nuk do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen.

Kjo sepse sipas tij me mënyrën se si e ka trajtuar atë Vetëvendsoje i ka mbyllur dyert.

Pacolli shton se me këtë parti poashtu kanë edhe dallime në ekonomi.

“Me mënyrën se si më kanë trajtuar, Vetëvendosje i ka mbyllur të gjitha dyert me mua. Ne poashtu kemi dallime përmbajtësore në ekonomi, ata mendojnë që shteti duhet të ndërhyjë në ekonomi, kurse ne mendojmë se shteti duhet vetëm të shtrojë infrasktrukturën rrugore“, deklaroi Pacolli në Kanal10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat