Daut Haradinaj takon Avdi Tafilajn, e falënderon për ndihmën e parreshtur ndaj Kosovës nga diaspora

Aktuale

Daut Haradinaj takon Avdi Tafilajn, e falënderon për ndihmën e parreshtur ndaj Kosovës nga diaspora

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:54
Daut Haradinaj takon Avdi Tafilajn

Ish shefi i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh kandidat për deputet Daut Haradinaj, ka vizituar mikun e tij Avdi Tafilaj.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se Avdi Tafilaj, ka kontribuar gjithmonë për Kosovën e tash ndihmën e tij po e finalizon me ndërtimin e spitalit të zemrës dhe atë të pleqve, që do t’i shërbej të gjithë rajonit.

‘Në konakun e Avdi Tafilajt, njeriut që në çdo kohë kontribuoi për Kosovën.

Një shembull i diasporës sonë që edhe pse Kosova tani është shtet, ai vazhdon të kujdeset për të.

Spitali i pleqve dhe ai i zemrës, shpejt do të ndërtohen në Deçan, qendër kjo që do të trajtojë nevojtarët e gjithë rajonit.
Mirënjohje Avdisë dhe mbarë diasporës sonë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat