Haradinaj nuk heq dorë: Nëse vazhdon bllokada, të organizojmë referendumin për bashkim me Shqipërinë

Aktuale

Haradinaj nuk heq dorë: Nëse vazhdon bllokada, të organizojmë referendumin për bashkim me Shqipërinë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:46
Ramush Haradinaj

Kandidati për president nga AAK, Ramush Haradinaj thotë se nëse vazhdon bllokada ndaj Kosovës të organizohet referendumi për bashkimin me Shqipërinë.

E kjo sipas tij që të mos rrezikohet ardhmëria e të rinjve të Kosovës.

Haradinaj shton se do mbështesë reformat për anëtarësim në NATO e BE.

Postimi i tij i plotë:

 Një takim miqësor me qytetarë të Prishtinës, shumica nga të cilët të rinj.

Aleanca është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian.

Si president i ardhshëm vendit, u zotova që do të mbështes reformat e nevojshme dhe politikat që Kosovën e çojnë drejt NATO-së dhe BE-së.

Ne nuk do të lejojmë që brezi i ri të pres deri në pafundësi progresin në vend. Andaj, jemi të vendosur që në rast se bllokada do të vazhdojë, të organizojmë referendumin për bashkim me Shqipërinë, që ardhmëria e të rinjve të Kosovës të mos rrezikohet.

#ForcaeKosovës
RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat