“Je bë profesor sepse e qite një mitraloz në krah”, “Ti s’di gjë”, debati i mbrëmshëm që përfundoi me përplasje të ashpra

Aktuale

“Je bë profesor sepse e qite një mitraloz në krah”, “Ti s’di gjë”, debati i mbrëmshëm që përfundoi me përplasje të ashpra

Më: 31 janar 2021 Në ora: 06:41
Luljeta Aliu dhe Blerim Latifi

Përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë në minutat e fundit të emisionit Pressing. Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të analistes Luljeta Aliut dhe filozofit Blerim Latifi.

Derisa po diskutohej për zhvillimet e fundit që ndodhën në Mitrovicë pas vizitës së Kurtit atje, u diskutua edhe për ndarjen e Mitrovicës.

E në këtë diskutim, Latifi e pyeti Aliun “Kush e ka nda Mitrovicën?”, pastaj i tha “A po e sheh që s’di gja”.

E çuditur Aliu ia ka kthyer “Urdhëro?!”.

“Kush e ka nda Mitrovicën?”, ka thënë Latifi.

“Sen s’din?”, ka pyetur Aliu.

“Jo hiç”, i është përgjigjur Latifi.

“Kush je more ti me më thanë mu sen s’din? Kush je more ti? Që je bë profesor me një mitraloz një muaj që e ke qit në krah?”, ka filluar Luljeta Aliu të thotë për Blerim Latifin.

“Ti je shumë shumë i cekët, shumë sipërfaqësor. Ti po më thua mu s’din a? Marre duhet me të ardhë”, ka vazhduar Luljeta Aliu.

Derisa Aliu po vazhdonte të flistë për Latifin, ky i fundit është përpiqur të sqarojë kush në të vërtetë e ka nda Mitrovicën.

“Thojka ndarja e veriut për shkaqe partiake…”, ka vazhduar Latifi.

Autori i emisionit e ka ndërprerë rrjedhën e debatit dhe ka thënë se pas kësaj nuk është e arsyeshme të vazhdohet emisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat