Reagon edhe Tomë Gashi: Vendimi i Kushtetueses është skandaloz, por do të sjellë diçka të mirë

Aktuale

Reagon edhe Tomë Gashi: Vendimi i Kushtetueses është skandaloz, por do të sjellë diçka të mirë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:35
Tomë Gash

Avokati Tomë Gashi ka komentuar edhe një herë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Supreme lidhur me mos lejimin e kandidimit tëAlbin Kurtit për deputet.

“Mendimi im është se edhe pse skandaloz ka me pru diçka të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse ne definitivisht pas zgjedhjeve të 14 shkurtit s’do ta kemi qeverinë Hoti por do ta kemi qeverinë Kurti 2”, tha Gashi.

“Pas një kohe besoj se të gjithë e harrojmë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, pas një periudhe kohore, nëse realizohen vendimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe unë besoj se realizohen”, tha Gashi në Pressing.

“Ne kemi me harru këtë vendim por s’kemi me harru qeverinë Kurti 2’, shtoi ai.

“Në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë me votuar simpatizantë të Vetëvendosjes por një numër i madh kanë me votuar prej mllefit prej punëve të këqija që supozohet se i ka bërë kjo qeveria Hoti dhe të tjerët. Për këtë arsye Kurti dhe të tjerët po e quajnë referendum”, shtoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat