Nasar Ramadani flet për tubimet zgjedhore në Kosovë, ka këtë mesazh për qytetarët

Aktuale

Nasar Ramadani flet për tubimet zgjedhore në Kosovë, ka këtë mesazh për qytetarët

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:36
Naser Ramadani

Krye-epidemiologu i Kosovës, Naser Ramadani në një intervistë ekskluzive për gazetën zvicerane “Le Canton27.ch”, ka folur për situatën e pandemisë në prag të zgjedhjeve, kur në Kosovë partitë politike po zhvillojnë fushatë të egër përmes një sërë tubimesh të cilat po i shohim pa maska dhe kurrfarë distance?!

Krye-epidemiologu i Kosovës ka folur për ballafaqimin e shtetit të Kosovës dhe të institucioneve tjera të vendit me pandeminë COVID-19.

I pyetur rreth situatës aktuale ne Kosovë përballe pandemisë dr. Naser Ramadani përgjigjet “Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, sot kemi regjistruar 392 raste pozitive dhe rritje të rasteve të hospitalizuara. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore. Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19…”

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike…”, ka thëne krye epidemiologun Prof Naser Ramadani për gazetën zvicerane “Le Canton27.ch”

“Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës..”

Ne fund z. Ramadani përmes këtij apeli ka dhenë ketë mesazh: Qytetarë të nderuar, Ju lutemi për kujdes të shtuar! Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit: Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike! Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat