Vendimi i KGJK-së, PDK heq nga lista kandidatin që nuk e ka kaluar verifikimin

Aktuale

Vendimi i KGJK-së, PDK heq nga lista kandidatin që nuk e ka kaluar verifikimin

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:08
Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se pavarësisht lëshimit që është bërë në listën e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, do të respektojë vendimin e KGJK-së.

PDK do të largojë nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në dhjetor të vitit 2020.

“Respektimi i plotë i normave që përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktet e tjera ligjore për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, janë kritere të domosdoshme për ta garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë”, u tha në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu u theksua se PDK respekton çdo vendim të institucioneve përgjegjëse dhe fton të gjitha subjektet politike në Kosovë, që të bëjnë fushatë të dinjitetshme, duke e respektuar procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat