Anëtari i PDK-së: Po synojmë që në zgjedhje të dalim të parët

Aktuale

Anëtari i PDK-së: Po synojmë që në zgjedhje të dalim të parët

Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:09
PDK

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, ka deklaruar se PDK’ja është në garë për të fituar vendin e parë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se në garë janë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, por që janë duke punuar në teren që të dalin të parët në zgjedhje.

“Ne jemi në garë për të fituar vendin e parë. Ne jemi duke punuar në teren dhe në garë jemi vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Gjoshi ka kritikuar udhëheqësin e kësaj të fundit, Albin Kurtin, për të cilin ka thënë se anon ka diktatura.

Ai është shprehur se nuk duhet të flitet për fitore, siç ka bërë Kurti para se të shkohet në zgjedhje.

Gjoshi po ashtu ka pasur kritika edhe për listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes, me ç’rast ka thënë se me një listë janë edhe xhelatët edhe viktimat.

“Lista është paradoksale. Janë me një vend xhelati dhe viktima. Janë ata që i kanë akuzuar dhe ata që vuajnë nga akuzat e tyre. Është një listë simbolike, nuk kanë emra të ekspertëve, janë baba i dikujt, biri i dikujt, gruaja e dikujt, që në politikë nuk mund të marrin mbështetje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat