Deklarohen edhe njëherë nga partia e Pacollit se a kanë probleme me LDK-në

Aktuale

Deklarohen edhe njëherë nga partia e Pacollit se a kanë probleme me LDK-në

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:48
Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli

Gjatë ditës së sotme është raportuar se AKR-ja ka pasur mospajtime rreth listës së LDK-së.

Kandidati për deputet nga AKR-ja, në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj, është deklaruar edhe njëherë se nuk kanë probleme me LDK-në.

Sipas tij, ekziston harmoni dhe bashkëpunim për 14 shkurtin.

“Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR. Përkundrazi, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese për fitoren e 14 shkurtit”, shkruan Zyberaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Më parë u raportua se partia e Pacollit u nda e pakënaqur pas publikimit të listës se kandidatëve për deputetë, pasi ishin “marrë vesh për një tjetër renditje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat