E tmerrshme: Pas masakrës, serbët i mbajtën për dy javë, 45 trupat e shqiptarëve të masakruar në Reçak

Aktuale

E tmerrshme: Pas masakrës, serbët i mbajtën për dy javë, 45 trupat e shqiptarëve të masakruar në Reçak

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:59
Pamje nga Reçaku

Më 15 janar bëhen 22 vjet nga masakra e Reçakut në komunën e Shtimës.

Sikur të mos mjaftonte ekzekutimi barbarë, forcat serbe i kishin mbajtur për dy javë trupat e 45 shqiptarëve në morgun e Prishtinës, nën arsyetimin se po i bënin autopsi.

Autoritet serbe refuzonin t’i dorëzonin trupat e vrarë tek familjarët, pasi kundërshtonin që të organizohej një ceremoni masive varrimi

Misioni i OSBE-së në atë kohë pas dy jave kishte negociuar me autoritetet pushtuese serbe dhe kishte marrë trupat e shqiptarëve të vrarë nga morgu i Prishtinës për t’ia dorëzuar familjarëve.

Në pamjet e asaj kohe shihen se si trupat e shqiptarëve ishin futur në qese të zeza dhe zvarrë i dërgonin në kamion nga morgu i Prishtinës.

22 vite më parë masakra e Reçakut nxiti reagime ndërkombëtare që shpejtojë edhe ndërhyrjen e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat