Pse PDK-ja nuk bëri koalicion me Nismën?

Aktuale

Pse PDK-ja nuk bëri koalicion me Nismën?

Më: 15 janar 2021 Në ora: 07:58
Ilustrim

Ferat Shala i PDK-së ka thënë se në të kaluarën subjekti i tij u ka dhënë deri në 30 deputetë në listë partive tjerë vetëm që të lidhin koalicion dhe të punojnë së bashku.

Ai në T7 se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit, andaj edhe dështoi një koalicion me Nismën.

“Nuk jemi Nëna Terezë. Kemi bërë shumë në ndërtimin e këtij shteti. U kemi dhënë shancën partive tjera disa herë me radhë. E kemi dhënë votën disa herë me radhë për buxhete e ligje. Ne nuk kemi vija të kuqe për askënd dhe jemi të hapur për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Shihemi pas 14 shkurtit”, tha ai.

Shala po ashtu thotë se PDK ka shumë çfarë t’i ofrojë vendit dhe se programi i tyre është më i miri.

“Kemi programin më të mirë për zgjedhjet tjera. Do ta shpalosim atë me kohë. Do e shihni. Nuk e marrim barrën e një qeverie të keqe”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat