Humbi prindërit dhe motrën në aksident, mbërrin në spital 3-vjeçarja nga Kosova - ja gjendja e saj

Aktuale

Humbi prindërit dhe motrën në aksident, mbërrin në spital 3-vjeçarja nga Kosova - ja gjendja e saj

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Violeta Avdijaj, 3-vjeçarja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas asaj që informon gazetarja e Ora News, Nertila Dosti, gjendja e saj është e rëndë, por sipas mjekëve, ka shpresa se mund të mbijetojë.

Vajza e familjes Avdijaj ka një këmbë të thyer, ndërsa stafi i Spitalit të Traumës po monitoron gjendjen e saj.

Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë qytetit të Rubikut, Violeta tre-vjeçare humbi prindërit dhe motrën e saj, Medina Avdiaj 5 vjeçare. Ndërsa, viktimë mbeti edhe i afërmi i familjes, 11 vjeçari Klejdi Koçi.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Drejtuesi i kamionit, po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat