AAK dhe PSHDK, do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

AAK dhe PSHDK, do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga: A.SH Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:50
Foto nga nënshkrimi i bashkëpunimit mes AAK-së dhe PSHDK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se me PSHDK do të bashkëpunojnë në zgjedhjet e 14 hkrutit.

“Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.

Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.

Na priftë e mbara!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat