Osmani u takua me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës  

Aktuale

Osmani u takua me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës  

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:48
Pamje nga takimi

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr.Vjosa Osmani u takua sot pasdite me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë për Kosovën: Rainer Wieland, zv. Presidenti i PE-së, Lukas Mandl, nga grupi EPP, Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE (grupi i të gjelbërve), Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.  

U.d. Presidentja Osmani ka theksuar se në raportin e ardhshëm të Parlamentit Evropian për Kosovën do të ishte mirë të kërkohet në mënyrë eksplicite njohja nga 5 vendet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Më tej, Osmani ka falënderuar BE-në për mbështetjen e Kosovës në përballje me pandeminë, teksa në këtë kontekst ka kërkuar mbështetje edhe në monitorimin e procesit zgjedhor në funksion të ruajtjes së kredibilitetit dhe besueshmërisë së këtij procesi.

Image
Pamje nga takimi

Gjatë takimit u diskutua se prioritetet e Kosovës duhet të jenë investimi në shëndetësi, arsim dhe punësim të të rinjve, për ta krijuar një mjedis ku ata nuk duan ta braktisin vendin. Poashtu u diskutua për përgatitjet që po bëhen për procesin zgjedhor dhe rëndësinë e krijimit të institucioneve të fuqishme e përfaqësuese, si rezultat i këtyre zgjedhjeve.

Përgjatë bashkëbisedimit u theksuan edhe sfidat në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ndërkaq znj.Osmani potencoi parimet që duhet të jenë udhërrëfyes në këtë proces. Sipas saj, vendi ka nevojë të përfaqësohet nga një Qeveri legjitime, e cila do ta mbrojë integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës si dhe rregullimin kushtetutes të vendit.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat