Profesori universitar: S’e votoj asnjë individ a parti që në fushatë s’respekton masat anti-COVID

Aktuale

Profesori universitar: S’e votoj asnjë individ a parti që në fushatë s’respekton masat anti-COVID

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:31
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Në kohën e pandemisë, partitë politike po mbajnë fushatë paralektorale, në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Por, reagime të shumta për tubimet e tyre ka pasur nga qytetarë e shoqata të ndryshme.

Edhe profesori universitar, njëherit dramaturgu dhe skenaristi, Zymber Kelmendi përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB ka thënë se s’do ta votojë asnjë subjekt politik apo indidid që gjatë kësaj kohe s’ka respektuar masat anti-COVID,

Ky është postimi i plotë:

Image
Zymber Kelmendi

Parafushata, fushata dhe zgjedhjet do mbahen në kohë pandemie. Kurrë, ama bash kurrë NUK do e votoj asnjë subjekt apo indvid, i cili (e cila), gjatë kësaj kohe, bën fushatë PA RESPEKTUAR masat AntiCovid! Elementare është mbajtja e maskës. Njerëz të tillë, qe gjithë kohën gojën e kanë plot LIGJ, e në çdo hap bien ndesh me ligjin, janë shembulli dhe imazhi më i keq, për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

Ndoshta nuk merret vesh për një votë, por unë kaq mundësi kam!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat