Ish-bashkëpunëtori Presidentit Rugova, kandidat i LDK-së për deputet

Aktuale

Ish-bashkëpunëtori Presidentit Rugova, kandidat i LDK-së për deputet

Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:59
Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe Adnan Merovci

Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pritet të jetë kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmin për kandidimin e tij për deputet e ka bërë përfaqësuesi i LDK-së nga dega e parë në Prishtinë, Dasmor Durmishi.

“LDK Dega e Parë Me Dy kandidat për Deputet nga dega jonë Feim Salihu Adnan Merovci”, ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se pas lufte Merovci ka ushtruar funksione të larta publike në Kosovë, duke qenë kryetar i KQZ-së dhe Kryeshef i PTK-së. Ai po ashtu ka publikuar edhe një libër kushtuar kujtimeve të tij me Presidentin Rugova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat