Lushtaku reagon pas vërshimeve të fundit në territorin e Kosovës

Aktuale

Lushtaku reagon pas vërshimeve të fundit në territorin e Kosovës

Nga: A.Z Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:22
Mergim Lushtaku

Ish-Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve të fundit në territorin e Kosovës.

Ai përmes një positmi në Facebook ka thënë se Qeveria në detyrë duhet të bëj mobilizimin e menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse, të vendos edhe për ndarjen e fondit emergjent.

Tutje ka shtuar se vështirësitë nuk kanë të ndalura për qytetarët e Kosovës, prej ballafaqimit me virusin korona tash edhe përmbytjet, përcjell “Bota sot”.

Positmi i plotë:

Sot, u zgjuam me pamje të rënda nga gjendja e krijuar si pasojë e vërshimeve në tërë territorin e Kosovës.

Qeveria në detyrë duhet të bëj mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga përmbytjet.

Vështirësitë për qytetarët e Kosovës nuk kanë të ndalur as këtë fillimvit, prej ballafaqimit me virusin korona e sfidat ekonomike vitin që lamë pas, tash edhe përmbytjet, por mbesim me shpresë se pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Zoti ua lehtësoftë të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga këto vërshime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat