Radhë në kufirin Serbi-Hungari, situatë e qetë në pikë kalimet në Kosovë

Aktuale

Radhë në kufirin Serbi-Hungari, situatë e qetë në pikë kalimet në Kosovë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Shumë shqiptarë shtetas të Kosovës janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari pas radhëve të gjata në këtë pikë kalim kufitar.

Sa i përket pikave kufitare të Kosovës, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar informon se ndryshe nga dita e shtunë, sot situata ka qenë më e qetë.

Aktualisht, sipas përditësimit të të dhënave në ora 16:00, në pikat e kalimit kufitar Merdare, te Dheu i Bardhë dhe Jarinje udhëtarët presin deri në 20 minuta në dalje.

Kujtojmë se gjatë të shtunës roitjet në pikën kufitare në Merdare ishin deri në dy orë.

Pritjet dhe kolonat janë si shkak i fluksit të veturave të mërgimtarëve të cilët po kthehen pas pushimit të festave të fundivitit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat