U akuzua se pagoi 500 euro për shërbime seksuale, reagon Haxhi Avdyli

Aktuale

U akuzua se pagoi 500 euro për shërbime seksuale, reagon Haxhi Avdyli

Nga: A.Zh Më: 8 janar 2021 Në ora: 22:02
Haxhi Avdyli

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, reaguar pas lajmit se ai kishte paguar 500 euro për shërbime seksuale për një rast të vitin 2017.

Avdyli ka mohuar lajmin, duke apeluar te qytetarët që të mos bien pre e lajmeve dhe portaleve të rreme, përcjell Bota sot.

Ai për këtë ka akuzuar “klubin e vjetër të uzurpatorëve të pushtetit dhe shtetit”.

Postimi i Avdylit në Facebook:

Të nderuar qytetarë, keni kujdes. Të tmerruar nga përkrahja plebishitare e qytetarëve, klubi i vjetër i uzurpatorëve të pushtetit dhe shtetit mund të ndodhë të përdorin shpifje, e fake news. Te ata me gjendje më të rëndë ekonomike mund të ndodh edhe të ofrojnë ndihma të ndryshme e para.

Por, aman mos e shisni besimin dhe bindjen tuaj me asgjë. Mos bini pre e portaleve e lajmeve të rreme. Mos e bëni për vete, bëjeni për fëmijët e juaj. Bëjeni për gjeneratën pas nesh. Refuzoni veprimet e tyre të dëshpëruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat