Deri sa vota mund t'i marrin partitë në këto zgjedhje?

Aktuale

Deri sa vota mund t'i marrin partitë në këto zgjedhje?

Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Analistët kanë diskutuar për gjasat e subjekteve politike për t’u renditur në zgjedhje.

Politologu Avdi Smajlaj thotë në Rtv Dukagjini se Vetëvendosje qëndron shumë afër 50% sipas shumë sondazheve, derisa sipas tij subjektet tjera janë në defanzivë.

“Për momentin perceptimi është se fryma e ndryshimit është Vetëvendosje. Por janë shumë pikëpyetje se sa ka kapacitete Vetëvendosje për të bërë atë ndryshim që kërkohet nga qytetarët”, tha Smajlaj.

Profesori universitar Bujar Dugolli thotë se problemet e krijuara nga mocioni në fillim të pandemisë përmbysën shpresën e krijuar për një qeveri ndryshe.

“Qytetarët janë ndier të mashtruar qoftë nga ajo qeveri apo premtimet tjera si për liberalizim të vizave apo investimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Unë mendoj se edhe për shkak të sistemit proporcional është e mundshme që LVV bashkë me Vjosa Osmanin ta arrijnë 50%”.

Astrit Gashi ka thënë se pavarësisht se sondazhet thonë se LVV i fiton 50% të votave është vështirë të dihet si do të shkojë procesi zgjedhorë.

“Unë mendoj se Vetëvendosje do t’i ketë mbi 41 deputetë dhe do të jetë faktori kryesorë edhe për formimin e qeverisë edhe presidentit. Më këto shifra askush nuk mund të bëjë asgjë pa ta”.

Arton Demhasaj nga Organizata Çohu thotë se Kosova është vetëm një zonë zgjedhore dhe kjo sipas tij është një problem që e pengon LVV-në në zgjedhje.

“Në një zonë zgjedhore partitë politike mund të mbledhin vota nga secila komunë dhe ato grumbullohen. Pra me një dalje prej rreth 800 mijë votuesve një subjekti i duhen rreth 40 mijë vota për të kaluar pragun”.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se kandidimi apo mos kandidimi i Albin Kurtit do të bëhet në ditën e certifikimit të listave zgjedhore.

“Unë mendoj se mos kandidimi i Albin Kurtit do të ketë efekt në rezultatin e kësaj partie. Vetëvendosje do të rritet pasi kjo nga njerëzit do të kuptohej si pengesë e qëllimshme për ta penguar kandidimin e zotit Kurti”, tha Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat