Kurti përmes një video-mesazhi kërkon votën e diasporës

Aktuale

Kurti përmes një video-mesazhi kërkon votën e diasporës

Më: 6 janar 2021 Në ora: 21:26
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas aktvendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti përmes një video-mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të "Vetëvendosjes", ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në mërgatë të bëhen pjesë zgjedhjeve të parakohshme të Kosovës që do të mbahen së shpejt.

Vëmendja më e madhe e Kurtit në këtë video-mesazh janë fëmijët e mërgimtarëve të cilët tanimë kanë mbushur 18-vjeç dhe kanë të drejtë vote edhe në shtetin e Kosovës.

“A jeni të gatshëm të votoni në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës? Nëse keni shtetësi të Kosovës dhe iu mbushni 18 vjet deri në datën e zgjedhjeve, atëherë keni të drejtë për të votuar nga mërgata. Po ashtu edhe nëse nuk keni shtetësi të Kosovës mirëpo keni lindur në Kosovës ose së paku njërin prindër e keni të lindur në Kosovë apo shtetas i Kosovës, atëherë edhe ju keni të drejtë vote. Mos harroni, vota juaj është shumë e rëndësishme dhe mund ta drejtojë Kosovën për një të ardhme shumë më të mirë”, ka thënë Kurti në video-mesazhin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat