Paralajmërohet koalicioni LVV-PDK

Aktuale

Paralajmërohet koalicioni LVV-PDK

Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:57
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Njohësi i çështjeve të politikës, Arton Demhasaj thotë se në rast të fitimit të një numri të madh të deputetëve nga Vetëvendosje, atëherë mund ta shohim në koalicion VV-AAK.

Por në rast se Vetëvendosje do të merr më pak deputetë atëherë, Demhasaj thotë se do obligohet të bëjë koalicion me PDK-në për shkak të stabilitetit që i duhet stabilitet.

“Duke marrë parasysh situatat e kluara për shkak të koalicioneve të brishta e qeverive jo stabile, mendoj që partitë politike do tentojnë të krijojnë koalicione të qëndrueshme, që të kenë numra të mjaftueshëm që të mbahet qeveria gjallë.

Kjo varet edhe nga rezultati i zgjedhjeve, nëse VV merr një numër të madh të deputetëve së bashku me iniciativën e Vjosa Osmanit atëherë mund ta marrin në koalicion një parti më të vogël si AAK.

Nëse VV merr më pak deputetë atëherë kanë me u obligu me kriju koalicion me PDK-në që me pasë stabilitet Qeveritar që të mund ta zgjedhin edhe presidentin“, deklaroi Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat