Kastriot Berisha, djali i heroit Hamdi Berisha kandidat për deputet nga AAK-ja

Aktuale

Kastriot Berisha, djali i heroit Hamdi Berisha kandidat për deputet nga AAK-ja

Nga: N. H Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:09
Berisha dhe Haradinaj

Ish deputeti i AAK-së dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Daut Haradinaj e ka prezantuar kandidatin për deputet të kësaj partie nga Malisheva.

Bëhet fjalë për Kastriot Berishën, aktualisht anëtar i AAK-së në Malishevë.

“Në listën e AAK-së do të jetë edhe Kastrioti, djali i heroit Hamdi Berisha nga Malisheva”, shkruan Haradinaj.

Ja shkrimi i tij: 

Në listën e AAK-së do të jetë edhe Kastrioti, djali i heroit Hamdi Berisha nga Malisheva.

Kastrioti njihet për angazhimin e tij në sferën ekonomike dhe politike, duke qenë njëri ndër djemtë që mbanë pishtarin e babait të tij.

Kandidatura e tij për deputet nga radhët e AAK-së, është vlerë për Kosovën. Trashëgimia jonë kombëtare, nuk do të mbetet jashtë orbitës sonë për asnjë çmim.

Suksese ty Kastriot dhe Malishevës, sikurse mbarë Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat