Albin Kurti në familjen e Rexhep Selimit, përmend lirimin e “Dhjetëshit” dhe qeverinë e re

Aktuale

Albin Kurti në familjen e Rexhep Selimit, përmend lirimin e “Dhjetëshit” dhe qeverinë e re

Nga: N. H Më: 2 janar 2021 Në ora: 10:33
Vlora, Shqipja dhe Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot ka vizituar bashkëshorten e Rexhep Selimit, përcjell “Bota sot”.

Kurti ka uruar për lirimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurse, ka përmendur edhe Qeverinë e re, që pritet të krijohet pas zgjedhjeve të reja.

“Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja”, shkruan Kurti në Facebook.

Image

Kujtojmë se Selimi nga Specialja akuzohet për katër vepra penale dhe gjashtë tjera si krime kundër njerëzimit.

Kështu ka bërë të ditur sekretari administrativ i Dhomave të Specializuara në Hagë derisa ka lexuar pikat e aktakuzës të cilat e rëndojnë mbi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Selimi akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave”, u shpreh sekretari administrativ i Speciales.

Theksohet se krimet dyshohen të jenë kryer në disa lokacione në Kosovë dhe në Shqipëri.

Rexhep Selimi si deputet i Kuvendit të Kosovës më 2015 kishte kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat