Bekë Berisha kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut

Aktuale

Bekë Berisha kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut

Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:21
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në intervistën e dhënë ka folur edhe rreth kandidaturës së tij për kryetar të Istogut.

Ai ka shtuar se edhe në këto zgjedhje nacionale do të kandidoj për deputet e pastaj do të merret me fushatën e tij për kryetar të Istogut.

“Unë do të kandidoj kësaj radhe për deputet, e kom pas një numër të madh të përkrahësve.Pastaj Do të vazhdoj me fushatën time deri në tetor kur janë zgjedhjet komunale, e kom borxh me kandidu për Istogun për me nxjerr prej asaj vorbulle dhe zymtësie që ka ndodh”, tha Berisha.

Ai shtoi se ka vite që në komunën e Istogut nuk është bërë asgjë.

“Ka vite që aty nuk bëhet asgjë, qytetarët përballen me probleme të njëjta. Do të kandidoj me i fitu zgjedhjet për mi zgjedh këto probleme”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat