Limaj ia uron ditëlindjen Jakup Krasniqit: Bac, të uroj kthim sa më të shpejtë në vendlindje

Aktuale

Limaj ia uron ditëlindjen Jakup Krasniqit: Bac, të uroj kthim sa më të shpejtë në vendlindje

Më: 1 janar 2021 Në ora: 09:41
Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 70 vjetorin e lindjes së Jakup Krasniqit, ka shkruar se përmes urtësisë, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, Krasniqi është kther në një udhërrëfyes për shumë nga shokët e tij.

Limaj ka shkruar në Facebook se shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ka pritur largë familjes e vendit për të cilin ka dhënë aq shumë kontribut.

“Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup. Bac, ti sot feston ditëlindjen e 70-të. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur largë familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut. Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë. Sot në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që të presim. Të uroj edhe shumë vite tjera, Bac”, ka shkruar Limaj.

Përveç Krasniqit, ditëlindjen sot ka edhe bashkëluftëtari i Krasniqit, Salih Mustafa, i cili po ashtu gjendet në paraburgim në Hagë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat