Limaj e Krasniqi vizitojnë shërbimet emergjente në Malishevë

Aktuale

Limaj e Krasniqi vizitojnë shërbimet emergjente në Malishevë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 07:45
Fatmir Limaj dhe Vesel Krasniqi

Kryetari i partisë Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, i kanë vizituar shërbimet emergjente në Malishevë, në orën e parë të vitit të ri 2021, me qëllim të falënderimit për punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Fillimisht nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, e kanë vizituar stacionin policor në Malishevë, ku janë pritur nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi.

Nënkryetari Berisha i ka falënderuar zyrtarët policor për angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve, sikur çdo ditë tjetër edhe në këtë ditë të ndërrimit të moteve.

Më pas, Berisha, së bashku me kryetarin e NSD, Limaj dhe ministrin e MTI-së, Krasniqi, dhe drejtorët Hoti e Rexha, e kanë vizituar shërbimin e urgjencës në QKMF në Malishevë, ku janë takuar me punëtorët shëndetësor, të cilët ishin në kujdestari, si dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, të cilët i kanë falënderuar për punën e tyre në shërbim të qytetarëve, e po ashtu janë njoftuar edhe me kushtet e punës në këtë dy shërbime me rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat