Abazi paralajmëron fitoren e Vetëvendosjes: Na ka ardhur dita!

Aktuale

Abazi paralajmëron fitoren e Vetëvendosjes: Na ka ardhur dita!

Nga: A.Zh Më: 1 janar 2021 Në ora: 00:54
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi, ka uruar vitin e ri 2021.

Ai ka thënë se vitin, i cili tentoi t’i mbajë shqiptarët të nënshtruar, e lamë pas.

Abazi ka paralajmëruar se lirisë dhe pavarësisë dhe Vetëvendosjes, u ka ardhur dita, përcjell Bota sot.

Postimi i tij në Facebook:

Dekada e tretë e shekullit 21 filloi para pak minutave. Gëzuar dekadën e Shqiptareve, dekadën e zhvillimit dhe kthimit të dinjitetit dhe suksesit të secilit/ secilës dhe gjithë kombit tonë!

Përveç që ja hodhëm 2020 duke e mbijetuar COVID 19, e lamë mbrapa një vit që me të gjitha keqësitë tentoi t’i mbajë shqiptarët të nënshtruar dhe nuk ia arriti.

Lirisë, pavarësisë dhe Vetëvendosjes u ka ardhur dita. Kjo është dekada e Shqiptarëve për ta bërë shekullin e shqiptarëve.

Gëzuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat