Hoti: Osmanit ia kam dërguar propozimin për Drejtorin e ri të AKI-së

Aktuale

Hoti: Osmanit ia kam dërguar propozimin për Drejtorin e ri të AKI-së

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:56
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.

Hoti në Rubikon ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

“Është e drejtë e imja kushtetuese që të marrë këso vendime kurdo që është e nevojshme , mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje”.

“Në bazë të bisedave që kam pas me të [Kreshnik Gashi] kam vlerësu që është në të mirë të institucionit që ai të mos vazhdojë më tutje dhe pas asaj i kam dërguar letër Ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të pajtohet edhe ajo për të liruar nga detyra drejtorin e AKI-së”.

“Iniciativa ka qenë e imja”.

“Ligji më kufizon në çfarë do informate rreth kësaj çështje, unë mund të them se e kam ftuar në zyrë dhe kam diskutuar me të pastaj e kam liruar nga puna. E kam përcjellë letrën tek ushtruesja e detyres së presidentit, Vjosa Osmani, dhe ka rënë dakord”, është shprehur Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat