Humb betejën me koronavirusin punëtori i Urgjencës së Prishtinës Fadil Bajrami

Aktuale

Humb betejën me koronavirusin punëtori i Urgjencës së Prishtinës Fadil Bajrami

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:57
Fadil Bajrami

Fadil Bajrami, punëtor në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, ka humbur betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi.

“Kolegu ynë Fadil Bajrami humbi betejën me Covid-19 në moshë të re.

Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve! U preht në paqe!”, ka shkruar Gashi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat