Molliqaj: Vetëvendosje e votoi buxhetin veç pse zgjedhjet janë afër

Aktuale

Molliqaj: Vetëvendosje e votoi buxhetin veç pse zgjedhjet janë afër

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:01
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2021 në lexim të dytë, përgjatë seancës së mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Molliqaj ka deklaruar se Vetëvendosje e ka shfrytëzuar votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm për poena politik, pa e rishikuar atë,

“Po të mos kishte shpalle të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese, Vetëvendosje nuk do të votonte buxhetin edhe sikur të kishte nevojë jetike. Ata nuk e kanë problem nëse buxheti është nda drejtë ose jo. Në momentin që kuptuan që mund të ketë edhe një troh përfitimi, atëherë u kthye në taktikë të tyre për përfitim”, ka deklaruar ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 85 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, kanë votuar Projektbuxhetin e vitit 2021 në seancën e mbajtur sot.

Pjesë e votimit ishin edhe deputetët nga opozita, respektivisht përfaqësuesit në Kuvend të PDK’së dhe Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat