“Kroatët treguan zemër të madhe, ofrojnë strehim për ata që humbën shtëpitë”

Aktuale

“Kroatët treguan zemër të madhe, ofrojnë strehim për ata që humbën shtëpitë”

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:22
Gentiana Fara

Gentiana Fara – ish-këshilltare e ish-presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, rrëfeu emocionet e popullit kroat pas tërmetit që ndodhi sot atje.

“Emocionalisht jemi të tronditur. Tërmeti ka qenë i frikshëm, të gjithë jemi të frikësuar dhe pa gjumë qe disa ditë se kemi frikë që do të ndodhë prapë diçka e tillë”.

“Tërmeti sot ua ka marr jetën deri tash gjashtë personave. Është vërtetë vështirë t’i shohësh edhe  fotografitë me rrënojat që shkaktoi ky tërmet. Nuk ka fjalë që e përshkruan atë që ndjejmë tash”.

“Fatmirësisht shtëpia jonë nuk është dëmtuar shumë dhe rajoni ku jetojmë është më pak i dëmtuar se sa rajonet tjera, kështu që jemi kthyer në shtëpi të gjithë edhe pse me plot frikë”.

“Pavarësisht gjithë kësaj tragjedie, populli kroat e ka treguar zemrën e madhe dhe po ofrojnë vend për banim të përkohshëm për gjithë ata që i kanë humbur shtëpitë e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat