Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës, disa rrugë janë me borë

Aktuale

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës, disa rrugë janë me borë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar vazhdimisht përditëson të dhënat sa i përket gjendjes nëpër vendkalimet kufitare të Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit, të bërë në orën 12:11, tek tabela e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar shihet se në të gjitha vendkalime kufitare ka pritje në hyrje-dalje deri nga 3 deri në 5 minuta.

Po ashtu edhe gjendja e rrugëve që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme.

Ndërsa rrugët “Fush-Pajtimit -Glloboçicë”, “Pejë – Kullë”, “Gjakovë –  Q.Prushit” dhe “Prishtinë-Mutivodë” janë me borë mirëpo të kalueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat