Gashi i LDK-së i reagon ashpër Osmanit, i kërkon ta bëjë këtë gjë në zgjedhje

Aktuale

Gashi i LDK-së i reagon ashpër Osmanit, i kërkon ta bëjë këtë gjë në zgjedhje

Nga: A.Zh Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Vjosa Osmani dhe Lekë D. Gashi

Anëtari i Kryesisë së Forumit Rinor të LDK-së - Dega në Klinë Lekë D. Gashi, ka reaguar ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, pas vendosjes së flamurit dardan në oborrin e Presidencës.

Gashi ka thënë flamuri dardan nuk e ka vendin pranë “majtistëve”, që sipas tij e urrejnë Ibrahim Rugovën, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Osmani nuk mund të marrë me vete në Lëvizjen Vetëvendosje persona që e duan vërtetë LDK-në.

Zyrtari i LDK-së, u ka dërguar porosi edhe Faton Pecit dhe Haxhi Avdylit nga kampi i Osmanit, që kjo e fundit ta “mat veten për 200 mijë vota” si e vetme në zgjedhje.

Postimi i Gashit në Facebook:

Flamuri Dardan nuk e ka vendin pranë atyre që dikur e djegnin, Rugova nuk e ka vendin pranë atyre që e urrejnë, rugovizmi nuk e ka vendin tek majtistët, prandaj këto asnjë herë nuk do t’i përkasin VV-së.

Vjosë me thanë që a do me i fshi fotot me ty, nuk po e bëj një gjë të tillë, sepse edhe brezave të mi do ju tregoj që vetëm një herë jam mashtruar.

Në VV nuk mundesh me marrë djem e as vajza që vërtetë e duan LDK-në, ish PDK-istëve dhe ish LPK-istëve mundesh me ju bashku vetëm me disa persona që edhe më parë kokoriznin ndryshe e çehre jepnin ndryshe.

Bashkoju majtisteve dhe ideve Qosiste e nderuar, por të lutem për qëndrime mos na mbajë ligjërata.

Faton Peci dhe Haxhi Avdyli thuani Vjosës të garojë e vetme mate veten për 200 mijë vota.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat