Nisma shkon me “3Z” në fushatë, bllokon edhe qytetarët duke u parkuar në trotuar

Aktuale

Nisma shkon me “3Z” në fushatë, bllokon edhe qytetarët duke u parkuar në trotuar

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
Foto Ilustrim

Nisma Socialdemokrate duket se po i shfrytëzon veturat zyrtare për të udhëtuar e për të bërë fushatë elektorale.

Të paktën kështu pretendohet në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale.

Aty shihet se si në qendër të Hanit të Elezit, është e parkuar një veturë me targa “3Z”. E njëjta është e parkuar në trotuar, duke kryer kështu edhe kundërvajtje në trafik.

Personat që i kanë publikuar këto fotografi kanë thënë se veturat janë shfrytëzuar në zyrtarët e Nismës Socialdemokrate.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat