Të ndaluar të vizitojë Prishtinën e të jetojë jashtë Kosovës – Paraqiten kushtet e kërkesës për lirimin e Gucatit

Aktuale

Të ndaluar të vizitojë Prishtinën e të jetojë jashtë Kosovës – Paraqiten kushtet e kërkesës për lirimin e Gucatit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:11
Hysni Gucati

12 faqe parashtresa për lirim me kusht janë dërguar në Gjykatën Speciale nga avokatët Jonathan Elystan Rees  dhe Huë Bowden. Këta dy të fundit po kërkojnë lirimin e përkohshëm të kreut të OVL-së, Hysni Gucati. Kërkesa në fjalë përmbanë gjithësej 34 pika.

Pas nënkryetarit të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj kërkesë për lirim me kusht nga Haga ka parashtruar edhe kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati.

Njëjtë si Haradinaj, edhe avokatët e Gucatit kanë propozuar disa kushte për ta bindur gjyqtarin e procedurës paraprake të marrë vendim pozitiv për kërkesën e tyre. Këto kushte të propozuara nga mbrojtësit e Gucatit, ndryshojnë pak nga ato të Nasim Haradinajt.

Ndër të tjera, avokatët propozojnë që në marrëveshjen për lirim me kusht, Gucatit t’i ndalohet hyrja në Prishtinë. Pastaj është propozuar që Gucati të jetojë edhe jashtë Kosovës, në një shtet të tretë, në një shtëpi që u përket të afërmëve të tij.

Kushti 1: Gucati të mos hyjë në Prishtinë.

Kushti 2: Ta ketë vetëm një pajisje elektronike për komunikim, në detajet e së cilës do të ketë akses Prokuroria e Specializuar.

Kushti 3: Gucati të jetojë jashtë Kosovës. Të banojë dhe flej çdo natë në shtëpinë e caktuar në(adresa e redaktuar) shtet i palës së tretë. Kjo shtëpi i përket një të afërmi të tij, dhe në të njëjtën jetojnë edhe familjarët.

Përveç të lartërpërmendurave, Gucati ka propozuar edhe disa kushte të tjera, të cilat janë redaktuar nga administrata e Gjykatës Speciale.

Avokatët mbrojtës të Gucatit, përmes këtyre kushteve të parashtruara, konsiderojnë se klientit të tyre i janë vendosur restriksione të mjaftueshme, përmes së cilës atij i ndalohet në çfarëdo forme afrimi apo pasja qasje në dokumente konfidenciale të Prokurorisë së Specializuar.

Kësisoj, avokatët kanë kërkuar që ta mbahet seancë dëgjimore ku do të shtjellohen argumentet e ngritura për lirimin me kushtë të Gucatit.

Seanca është kërkuar që të mbahet para 27 dhjetorit.

Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat