​Nisma kërkon që zgjedhjet të mbahen në fillim të shkurtit

Aktuale

​Nisma kërkon që zgjedhjet të mbahen në fillim të shkurtit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:23
Endrit Shala

(E plotësuar 11:57) - Nisma Socialdemokrate nuk do të shkrihet në asnjë subjekt tjetër politik për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen. E për mbajtjen e këtyre të fundit partia e Fatmir Limajt konsideron se afati optimal është fillimi i shkurtit.

Anëtari i kryesisë së Nismës, Endrit Shala pas takimit ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani nuk i përjashtojë koalicionet me partitë e tjera, por tha se momentalisht nuk ka një disponim të tillë brenda strukturave të partisë.

Shala: Nisma është subjekt politik nuk do të shkrihet asnjëherë në asnjë parti

“Nisma është subjekt politik nuk do të shkrihet asnjëherë në asnjë subjekt tjetër politik. Nisma do të vazhdojë të qëndrojë si subjekt politik Nisma Socialdemokrate. Nisma mundet, ashtu siç bëjnë të gjitha partitë e tjera në botë, të bëjnë koalicione me subjektet tjera në bazë të marrëveshjes”, tha ai

Shala japi edhe opsionit e partisë që përfaqëson për zgjedhjet e reja.

Shala: Fillimi i shkurtit ideale për mbajtjen e zgjedhjeve

“Në gjitha parashikimet fillimi i shkurtit do të ishte data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha ai.

Por para se të shkojë vendi në zgjedhje të reja, deputeti i Nismës kërkoi votimin e buxhetit për vitin 2021.

Shala: Kërkojmë të votohet buxheti 2021

“Me qëllimin që mos të bllokojmë vendin kërkuam që të gjitha subjektet politike, e që janë të përfaqësuara në parlamentin e Kosovës, kërkuam që ta votojnë sa më shpejtë buxhetin për vitin 2021”, tha ai.

***

Në vazhdën e takimeve me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin e koalicionit Nisma-AKR, Endrit Shala.

Në ditën e dytë të takimeve, Osmani pritet të bashkëbisedojë edhe me parti tjera parlamentare për t’u konsultuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas vendimit të kushtetueses për pavlefshmërinë e votimit të qeverisë Hoti.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Osmani është takuar me liderët e tjerë politik.

Ndërsa gjatë ditës së sotme kreu i LDK-së deklaroi që nuk kanë emër për kandidatë për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat