Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 06:14
Kuvendi i Kosovës

- Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me aktivitetet e Ministrisë për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Profili i Migrantit 2.0: Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirur për të migruar?”. (Zyrat e GLPS-së, rr. Rexhep Luci, përballë Kino ABC, ora 10:30)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media diskuton lidhur me ecurinë e punës së Komisionit për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës dhe nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për KPM-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësuesit e koalicionit Nisma-AKR. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton për punët e papërfunduara, në proces, në Komisionin Funksional. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton shoqatën HANDIKOS. (Veternik, afër Fshatit Ndërkombëtar, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësuesit e Grupit 6+. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 12:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren organizn konferencën me temë ''Dështimet në Shërbimet Sociale në Komunën e Prizrenit''. (Zyra e Degës së LDK-së në Prizren, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”. (Muzeu Shtëpia e pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova”, ora 13:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë e inaugurimit të “Këndit të Kurajos”. (Ndërtesa e Ministrisë, salla 914, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 13:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Katedralja e Nënë Terezës, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat