Këto parti duhet të shuhen në këto zgjedhje!

Aktuale

Këto parti duhet të shuhen në këto zgjedhje!

Nga: N.Sh Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Ilustrim

Zgjedhjet në Kosovë, që pritet të mbahen në muajin janar ose në fillim të muajit shkurt, duhet të rezultojnë edhe me shuarjen e disa partive politike.

Tashmë në Kosovë, ka dhjetëra parti politike që kanë përfituar shumë suksese në karrierën e tyre politike, duke përfituar edhe majat e pozitave institucionale shtetërore.

E këto pozita asnjë nuk e kishin të merituar, por me shantazhe e pazare politike arritën aty.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila mbartë me vete disa vota të rajonit të Dukagjinit, ka arritur që të marr edhe postin e kryeministrit të Kosovës, fal disa deputetëve të pakt që kanë marrë.

E këta deputetë sado që jenë të paktë, Ramush Haradinajt ia sollën postin e Kryeministrit. Përveç kësaj, zyrtarë të AAK-së, kanë arritur edhe të bëhen zëvendëskryeministër e ministra.

Pra, edhe pse kishin një grusht votash, ata duke e shantazhuar Qeverinë, me pak pazare arritën këtë gjë.

Njëjtë ka bërë edhe Nisma e Fatmir Limajt, e cila nga shkëputja prej PDK-së, asnjëherë nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, por me dallavere sikurse rasti i zgjedhjeve të fundit që ishte, ata arritën të futën në Qeveri.

E kjo futje në Qeveri rezultoi për ta me disa poste të rëndësishmë, siç janë posti i zv. kryeministrit dhe disa ministri.

Njëjtë, si këto dy parti ishte edhe AKR-ja, e cila shpesh herë ka pasur postë të mëdha në Qeveritë e Kosovës.

Për dallim prej tyre, kemi edhe disa parti politike, ku individ të tyre, kanë arritur mjaftë shumë.

Ato janë Partia e Drejtësisë, ku me një apo dy deputetë kanë arritur të marrin edhe disa ministri.

Nëjtë ka veprua edhe Partia Liberale e Kosovës.

Si këto ka përfituar edhe Levizja për Bashkim.

Edhe PSD-ja duhet të shuhet pasi që nuk pritet asgjë prej tyre.

E ndoshta ka edhe disa parti të vogla të cilat nuk janë të njohura për publikun, por që me disa taktika ata arritën majat në politikë.

E këtyre shantazheve dhe zhvatjes së pushtetit duhet t’i vij fundi.

Këto janë zgjedhjet që duhet t’u japin goditjen përfundimtare këtyre subjekteve politike, por edhe liderëve të tyre, që mos të përfitojnë asgjë në postet shtetërore.

Duke e parë që nuk po munden të kalojnë pragun zgjedhor, këto parti, sikurse rasti i Mimoza Kusari – Lilës, po bëjnë koalicione parazgjedhore me disa subjekte të mëdha, e në krah të tyre, pastaj po arrijnë të përfitojnë pozita.

Ky avaz i vjetër duhet të marr fund.

Këto parti politike, apo lëvizje t’i quajmë si të duam, duhet të shuhen, të bashkohen me partitë e mëdha ose të mos marrin asnjë votë nga populli.

Kosovës i duhen vetëm tri parti të mëdha, në mënyrë që dy të formojnë Qeverinë e një të bëjë opozitën e fortë.

Ose edhe nëse mundet vetëm një parti të Qeverisë, por deri sot, rezultati zgjedhor ka treguar se askush nuk mundet t’i fitoj 51%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat