​Zgjedhjet në Kosovë, PDK ende pa kandidat për kryeministër

Aktuale

​Zgjedhjet në Kosovë, PDK ende pa kandidat për kryeministër

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:38
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeministër të vendit në zgjedhjet e reja.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj duke mos e përjashtuar asnjë emër tha se shumë shpejt do të dalin me një emër për shefin e ekzekutivit, pasi kanë unitet të brendshëm brenda partisë.

“Ne si PDK kemi një ekip të njerëzve që ka kapacitet për të udhëheqë institucionet e vendit. Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë në PDK. Shumë shpejt do të dalim edhe me kandidatin për emër dhe së shpejti do ta kemi në publik”, tha ai në një konferencë për media.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim dje pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje mbi vlefshmërinë e votës kontestuese të deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, sipas së cilës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat