Kushtetuesja hedh poshtë votën e Arifit, vjen reagimi i parë nga PDK

Aktuale

Kushtetuesja hedh poshtë votën e Arifit, vjen reagimi i parë nga PDK

Nga: A.Morina Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Foto Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur votën e Etem Arifit të pavlefshme, kështu që vendi pritet së shpejti të shkoj në zgjedhje.

Këtij, lajmi i është gëzuar edhe Partia Demokratike e Kosovës, ku deputetja Ariana Musliu Shoshi u shprej e lumtur që do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

"Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme. Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë", shkruan Musliu-Shoshi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme.

Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë.

Të kthehemi te populli e të shohim vlerësimin e tij. Le të merr secili faturën e veprimeve politike. Qytetarët tanë duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë për të ardhmen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat