Shpend Ahmeti e quan lajm të mirë shkuarjen në zgjedhje

Aktuale

Shpend Ahmeti e quan lajm të mirë shkuarjen në zgjedhje

Nga: G.B Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 22:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur lajmin të mirë vendimin për shkuarje në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qytetarët janë lodhur por që pandemia e bën të mendojë se zgjedhjet janë opsioni i duhur, përcjell Bota sot.

Ahmeti ka thënë se Kuvendi nuk po mblidhet e nuk po diskuton gjërat e rëndësishme dhe qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim.

Postimi i tij i plotë:

Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyn të besoj se zgjedhjet janë opsion i mirë.

Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie - thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim.

Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku autorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat