Haziri: Nesër shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Haziri: Nesër shkojmë në zgjedhje

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Lutfi Haziri

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

Lutfi Haziri thotë se ata do të respektojnë çdo vendim të Kushtetueses.

Haziri thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Nëse Gjykata thotë se për 40 ditë shkojmë në zgjedhje në ulemi dhe mendojmë për zgjedhje. Ne s’kemi nevojë me e humb asnjë moment politik”, thotë Haziri.

“Etem Arifi ka votuar edhe për qeverinë LDK-VV. Problemi është se KQZ e ka akreditu’, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat