Albin Kurti ia vazhdon kontratën Arjeta Shalës në Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurti ia vazhdon kontratën Arjeta Shalës në Vetëvendosje

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Arjeta Shala dhe Albni Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ka rënë dakord që Arjeta Shala, e cila kishte hyrë në Sekretariatin e Gruas Aktiviste (SGA) në VV, përmes organizatës VoRAE (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians), të mbetet ende në këtë lëvizje,.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka një marrëveshje me këtë organizatë që ua mundëson vajzave nga komunitetet të bëjnë praktikë në sekretariatet e këtij subjekti politik.

Postimi i plotë:

U mbushën tre muaj që Arjeta Shala ka punuar në Sekretariatin e Gruas Aktiviste (SGA) në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Bashkë me Sekretaren Organizative, znj. Vlora Haxhimehmedi, e takuam dhe u dakorduam që Arjeta të vazhdojë edhe më tutje angazhimin e saj në Lëvizje.

Arjeta është 19 vjeç dhe ka mbaruar Shkollën e Mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë në drejtimin Banka dhe Sigurime. Në VETËVENDOSJE! ka ardhur përmes organizatës VoRAE (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians), e cila ka një marrëveshje me ne që ua mundëson vajzave nga komunitetet të bëjnë praktikë në sekretariatet tona.

Gjatë kësaj kohe, Arjeta ka takuar gra dhe vajza nga strukturat e Lëvizjes nëpër Qendrat tona në mbarë Kosovën, ka ndihmuar në përpilimin e raporteve mujore të SGA e në organizimin e aktiviteteve të këtij sekretariati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat