​Hoti e pranon se ka telashe me Listën Serbe

Aktuale

​Hoti e pranon se ka telashe me Listën Serbe

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar dallimet me Listën Serbe. Ani pse nuk i bëri të ditura kërkesat e partnerit qeverisës, kreu i ekzekutivit tha se janë duke bërë përpjekje për t’i tejkaluar këto dallime, por gjithnjë duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

 “Janë disa çështje që i kemi brenda koalicionit me ta, të cilat po mundohemi t’i zgjidhim vetëm në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe marrëveshjet e Brukselit që kemi. Në asnjë formë tjetër, po bëjmë përpjekje, janë duke punuar institucionet përkatëse, besoj që do të tejkalojmë.

Nëse arrijmë të tejkalojmë, do të tejkalojmë vetëm sipas ligjeve në fuqi”, tha ai.

Këtë qëndrim Hoti e dha pas një vizite në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat